Të paktën 15 persona kanë vdekur në Evropën Qendrore dhe Lindore pas kalimit të stuhisë shkatërruese Boris, e cila la mijëra njerëz të pastrehë dhe shkaktoi dëme të mëdha që është ende e vështirë të vlerësohen.
Reshjet e pandërprera kanë goditur rajonin që nga e premtja, duke fryrë përrenj dhe lumenj dhe duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndonjëherë me helikopter, pasi u strehuan në çatitë e shtëpive apo makinave të tyre.
Përveç shtatë vdekjeve të regjistruara në Rumani, Austria njoftoi dy vdekje të reja, dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç, pas asaj të një zjarrfikësi një ditë më parë.
Në Republikën Çeke, policia konfirmoi në radion publike se një person është mbytur dhe shtatë të tjerë janë zhdukur.
Policia polake raportoi katër viktima në rajonet e prekura, ndërsa kryeministri Donald Tusk njoftoi ndihmë të menjëhershme prej një miliard zloti (235 milionë euro).
Austria pret një valë të dytë përmbytjesh pas kalimit të stuhisë Boris. Edhe pse situata në lumin Vjenë është qetësuar, në Austrinë e Poshtme këtë mbrëmje pritet një valë e mëtejshme, ka paralajmëruar zëvendëskancelari Werner Kogler.
Vjena ka vendosur 300 ushtarë të forcave të armatosura në zonë, me rezerva shtesë gati. Ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner nënvizoi rëndësinë e operacioneve të zbulimit dhe shpëtimit.
Kancelari Karl Nehammer dhe zëvendësi i tij Kogler falënderuan vullnetarët për mbështetjen e tyre, ndërsa ftuan popullsinë të qëndrojë në shtëpi, veçanërisht në zonat e Vjenës dhe Austrisë së Poshtme.
Në kryeqytet, shërbimet e metrosë mbeten të kufizuara