Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKolosi i operas shqiptare, Prenk Jakova

Kolosi i operas shqiptare, Prenk Jakova

Jakova u lind më 27 qershor 1917 në familjen e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova. Ka kompozuar me sukses romanca, kantata dhe këngë. “Mrika” e Prenk Jakovës është opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar.  Ndërsa këngët e tij “Syrin si qershia” dhe “Margjelo” janë më të njohura, edhe pse kanë kaluar dekada që kur kompozitori shkodran i shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të dëgjohen.

Opera e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” që në shfaqjen e parë në Tiranë u prit shumë mirë nga kolegët dhe dashamirësit e artit, por peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës. Nisur nga këto, më 16 shtator të vitit 1969, merr fund në mënyrë tragjike jeta e kompozitorit të famshëm Prenk Jakova. Në varrimin e tij mori pjesë gjithë populli shkodran.

Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur. Ajo përfshin dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.

Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare të të gjitha kohërave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments