Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, me te dukshme në zonat perëndimore –veriperëndimore te kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë preznete në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjenruar rrebeshe shiu, me te theksuara ne zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprejre e tyre vetëm në orët e vona të natës. Përsa i përket Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu. Gjithashtu; Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballknait do të PARAQITEN me vranësira të shumta dhe reshje shiu, KU herë pas here reshjet në këto rajone të kontinentit do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu përmirësohen kushtet atmosferike edhe në Europën veriore, duke bërë që në pjesën më të madhe të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash.