Në takimin e parë të sesionit të 79-të të organit më të madh të Kombeve të Bashkuara, diplomatët palestinezë përfaqësuan “Shtetin e Palestinës” të ulur midis Sri Lankës dhe Sudanit.
Pati duartrokitje nga seanca plenare dhe një përfaqësues egjiptian e quajti atë një moment historik.
Deri më tani, palestinezët kishin marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vetëm si vëzhgues të pozicionuar pas diplomatëve të vendeve anëtare.
Një rezolutë e miratuar nga organi në maj u dha palestinezëve të drejta dhe privilegje më të mëdha pjesëmarrjeje në Asamblenë e Përgjithshme, ku zhvillohen debate.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjithashtu u kryesua për herë të parë të martën nga presidenti i saj i ri Philémon Yang, një ish-kryeministër i Kamerunit.
Ai do të mbajë rolin kryesisht ceremonial për një vit. Pas tij, kryediplomatja gjermane Helga Schmid do të marrë postin.