Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” u zhvillua sot në ambientët e Bashkisë Shkodër, në kuadër të sezonit turistik 2024.

Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, solli 25 stenda unike me objekte të përzgjedhura nga pavijonet e tij, duke sjellë historinë më pranë qytetarëve dhe vizitorëve.

Bashkia Shkodër publikoi një album fotografik nga ky aktivitet dhe e vlerësoi atë si një mundësi të mirë për të zbuluar thesaret kulturore dhe historike të vendit tonë.

Ekspozita në mjediset e bashkisë, do të jetë si një udhëtim në kohë dhe një mundësi për t’u njohur nga afër me të shkuarën. Muzeu, bashkia dhe DRTK Shkodër ftuan artdashësit të marrin pjesë dhe të zbulojnë historinë dhe pasurinë kulturore të Shqipërisë.