Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALE“Siguria detare”, bllokohen 10 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë

“Siguria detare”, bllokohen 10 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijoi edhe gjatë javës që u mbyll operacionin “Siguria detare”,  duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit.

Operacioni vijoi përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.

10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.

5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments