Ushtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos pritet të vendosen në Kosovë.

Për këtë ka bërë të ditur Misioni i SHBA-së në NATO, duke thënë se siguria dhe stabiliteti i Kosovës është i rëndësie të veçantë.

“Pjesëtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po vendosen jashtë vendit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këta qytetarë-ushtarë do të trajnohen në Teksas, para se t’i bashkohen Operacionit Gardiani i Përbashkët për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka thënë misioni i ShBA-së në NATO në një postim në platformën X.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se populli i Kosovës i mirëpret me zemër të hapur dhe është falënderues për shërbimin e tyre.

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemra të hapura. Jemi falënderues për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë, krahë nesh”, ka shkruar Osmani në X.