Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 12 obusë vetëlëvizës të tjerë, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore amerikane ”Ramstein”.
Gjashtë nga mjetet e blinduara të avancuara do të mbërrijnë deri në fund të vitit, ndërsa të tjerat do të pasojnë në vitin 2025.
Ato kanë një rreze zjarri prej 30 kilometrash.
Kostoja totale për 12 obusët u vlerësua në 150 milionë euro (166 milionë dollarë).
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në seancën hapëse të takimit në ”Ramstein” dhe shfrytëzoi rastin për të kërkuar më shumë armë.
“Ne kemi nevojë për më shumë armë për të larguar trupat ruse nga territori ynë dhe veçanërisht nga rajoni i Donetskut”, tha Zelensky