Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira të dendura; në pjesën më të madhe të Kosovës; KU hera herës priten rrebeshe afat-shkurta shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira në fromë shtrëngate në të gjithë Kosovën. Herë pads here priten stuhi të forta ere; Parashikohet që kjo situatë destabilizuese e motit do të mbetet deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale POR ulen ndjeshem maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Jugor
Moti i vranët; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit KU Hera herës vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu. Pjesa e dytë e ditës; do të shtojë vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV; nuk do të mungojnë gjithashtu; stuhitë e forta të erës si edhe mini-stuhi breshëri; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në vlerat minimale POR ulen me 3 – 4 gradë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 31°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht; JUGOR.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe veriperëndim të Europës do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; gadishullin Skandinav, ishujt Britanikë si edhe zonën e Alpeve. Po ashtu; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të paraqiten me vranësira konvektive; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët do të jetë dominant përkatësisht në; Europën Qëndrore, Europën Jugperëndimore si edhe vendet e Europës Lindore.