Falë klimës së butë gjatë gjithë vitit dhe diellit të vazhdueshëm, Karaibet mbeten një vend i bukur dhe ideal për pushime. Megjithatë, Karaibet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të kërkesës dhe rritjes së turizmit, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.
Pasi vizitova disa ishuj të ndryshëm të Karaibeve – për mua asgjë nuk krahasohet me Ballkanin. Ballkani ofron pushime të përballueshme, plazhe më të qeta dhe më shumë diversitet për sa i përket natyrës dhe vijës bregdetare.
Ndërsa vendet tropikale mbeten ideale për pushime, Ballkani ofron pika bregdetare më të përballueshme, si dhe një histori tërheqëse.
Unë kam shijuar shumë nga plazhet e Shqipërisë. Shumë pika turistike ballkanike ofrojnë gjithashtu mot të mirë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës, duke i bërë ato destinacionet ideale të sezonit.
Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut janë ndër vendet e mia të preferuara për të udhëtuar në Ballkan – të cilat ju japin ndjesinë sikur ndodheni në Karaibe.