Territori i Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës duke gjenruar reshje të pakta shiu; përjashtuar zonat Lindore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira POR pa reshje. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ektremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 33°C vlera më e lartë në Prizren dhe Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Do të mbetet Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat të dendura do të jenë dominante; herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohëshme në të gjithë MV; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti të përmirësohet gradualisht duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 35°C vlera maksimale në rng vendi; Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë dei në 40 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në brigjet e Mesdheut, me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira; reshje të dendura shiu si edhe stuhi breshëri në gadishullin Apenin.gadishullin e ballknait si edhe Europën Qëndrore KU problematike situata do të PARAQITET në brigjet e Italisë dhe Ballkanin Veriperëndimor; Po ashtu; aktivizimi i një qëndre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht në Veriperëndim të kontinentit do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës në Skandinavi si edhe ishujt Britanikë NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të MBETEN Europa Jugperëndimore si edhe vendet e Europës Lindore.