Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen me Uzbekistanin, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.