A mjaftojnë vërtet dy feta proshutë në ditë për të rritur rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2?, shkruan focus.it.
Studimi i universitetit të Kembrixhit i kryer mbi të dhënat shëndetësore të pothuajse dy milionë njerëzve në mbarë botën, konfirmon ekzistencën e një lidhjeje, ende për t’u eksploruar më tej, midis konsumit të shpeshtë të mishit të përpunuar dhe mishit i cili po rritet në mënyrë eksponenciale tek të rriturit.
Analiza, e publikuar në revistën shkencore ”Lancet Diabetes & Endocrinology”, nuk është e para që gjen këtë lidhje, por bëri më shumë zhurmë se të tjerat, sepse ia atribuoi drejtpërdrejt rrezikun një ushqimi shumë të zakonshëm në shumë vende: proshutës.
Për të dhënë një ide konkrete të sasisë së mishit të përpunuar që duket se rrit rrezikun e diabetit: 50 gramë konsum në ditë duket se lidhet me një rrezik 15% më të madh të zhvillimit të diabetit në 10 vitet e ardhshme.
Në fakt, një lidhje, edhe pse më pak “e fortë”, me diabetin e tipit 2 është shfaqur edhe nga konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq si ai i viçit, derri apo qengjit.
Ngrënia e 100 gramëve mish të kuq të papërpunuar në ditë, ekuivalenti i një bifteku të vogël, lidhet me një rrezik 10% më të lartë të diabetit të tipit 2.
Studiuesit arritën në këto përfundime duke analizuar të dhënat nga 31 studime të popullsisë të kryera në 20 vende në Evropë, Amerikë, Mesdheun Lindor, Azinë Juglindore dhe Paqësorin perëndimor.
Konsumimi i shpeshtë i mishit të përpunuar tashmë është lidhur me një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit, veçanërisht kancerit kolorektal.
Për sa i përket mishit të kuq djegia e yndyrave të mishit në temperatura të larta, siç ndodh me mishin e pjekur në zgarë, në fakt, prodhon komponime që besohet se të jenë kancerogjene, por gjithashtu të lidhura me rreziqe më të mëdha të diabetit të tipit 2.