Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte,5 Shtator 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte,5 Shtator 2024

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Mbrëmja dhe nata përmirësiojnë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë largim gradual të vranësirave nga e gjithë Kosova. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi jugperëndimor.

Edhe gjatë ditës së enjte; Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vransirave të pakta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërokë; Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR vijojnë njësoj maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi jugpërëndimor.

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në Qendër të kontinentit Europian me ndikim deri në veri të Ballkanit; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike mbi këto rajone; me vranësira të  dendura dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë edhe në formë shtrëngate. Po ashtu;  vranësira dhe shira do të ketë në veri dhe veriperëndim të Ballkanit POR reshjet në këto zona do të jenë të pakta dhe të izoluara NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperturave relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments