Ambasada gjermane, duke e krahasuar Lagunën e Nartës me jugun e Francës, shkruan se, “Cili udhëtar entuziast i jugut të Francës nuk është mahnitur nga bukuria natyrore e Camargue? Mirë se vini në versionin shqiptar të saj – Laguna e Nartës”.
Ekipi i ambasadës së Gjermanisë shijoi thjeshtësinë e paprekur të peizazhit, që i ka ofruar strehë për shekuj me radhë kafshëve të rralla si pelikani kaçurrel, llojeve të rralla të rosave dhe një sërë speciesh peshqish në rrezik zhdukjeje.
“Sepse edhe kjo është Shqipëria: origjinale dhe e paprekur. Dhe këto veçori janë thesare me rëndësi që shtrihet përtej kufijve të vendit dhe kërkojnë përkujdesje”, thekson ambasada gjermane
“Gjermania, si një nga donatorët më të mëdhenj në botë në fushën e biodiversitetit dhe krenare për 16 parqet e saj kombëtare, është e bindur: Një ekuilibër i qëndrueshëm midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit është i mundur”, shton ambasada gjermane.