Përmirësim kullimit në 400 hektarë tokë bujqësore në Roskovec

0
2

Investimet në përmirësimin dhe rehabilimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në fushën e bujqësisë, po vijojnë me prioritet në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në rehabilitimin e kanalit kullues në Roskovec, të Fierit.

Denaj tha se, investimi shërben për kullimin e rreth 400 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për sigurimin e të mbjellave.

“Rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore”, u shpreh ministrja.

Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Fierit ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50 % e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore.