Duke u nisur me avion nga Roma, kreu 87-vjeçar i Kishës Katolike do të vizitojë fillimisht Indonezinë, vendin më të populluar mysliman në botë, me më shumë se 240 milionë banorë.

Ndalesat e mëtejshme do të jenë Guinea e Re Papua, Timori Lindor dhe Singapori.

Udhëtimi i 45-të i papës jashtë vendit do të fokusohet veçanërisht në bashkëjetesën paqësore midis feve të ndryshme.

Vetëm në Timorin Lindor shumica e popullsisë është katolike.

Duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të papa Françeskut, i cili tani përdor shpesh një karrige me rrota, pushimet mes udhëtimeve të tij jashtë vendit janë bërë më të gjata.

Udhëtimi i fundit i madh i papës jashtë vendit ishte një vit më parë, kur ai vizitoi Mongolinë.

Papa, i cili ka në detyrë prej 11 vitesh, në këtë turne do të udhëtojë gjithsej më shumë se 30 mijë kilometra me avion.

Rikthimi i tij në Romë është planifikuar për 13 shtator.

Një vizitë në Luksemburg dhe Belgjikë është planifikuar për në fund të muajit.