Edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë, mbetemi nën ndikimin e stinës së verës.

Sipas Meteoalb do të kemi temperatura mjaft të larta. Nga e hëna deri në të premten temperatura do të shkojë në 35-36 gradë Celsius. Do jenë disa qarqe, kryesisht Elbasani, Berati, Gjirokastra, nuk mbetet pas Tirana, Fieri dhe Lushnja, ku temperatura do të shkojë në vlerat 35-36 gradë Celsius. 32-33 gradë do të jetë pothuajse e gjithë vija bregdetare, ndërkohë zona malore do të regjistrojë vlerën 30 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja nga Meteoalb, temperaturat janë të larta me 8 gradë nëse do të bënim një krahasim me vlerat klimatike të shtatorit.Ndërkohë moti do të jetë me diell përgjatë paraditeve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë vranësira duke sjellë rrebeshe shiu, rrebeshe shiu, stuhi ere në zonat malore. Deti do të ketë dallga për shkak të erës së fortë, deri në 50 km/h.

Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbeten në ndikimin e temperaturave mjaft të larta. Në Kosovë termometri do të shkojë në 32 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte dhe në vijim do të sjellë një rënie të temperaturave. Çdo pasdite Republika e Kosovës do të rrezikohet nga rrebeshet e shiut, ku më të dukshme do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut do të regjistrojë vlerën 34 gradë Celsius në Shkup, në pjesën e dytë të javës pritet një rënie e temperaturave.