Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 31 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 31 Gusht 2024

Deri në orët e mesditës e gjithë Republika e Kosovës do të jetë me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat Jugore dhe Qëndrore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit vranësirat do të jenë më të theksuara. POR pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen në të gjithë Kosovën, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërishtë në zonat Perëndimore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 28 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perëndimor.

Orët e para të ditës dhe mesdita në Maqedonin e Veriut parashikohet të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime në shtrirjen Perëndimore dhe në zonat Qëndrore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë kalime të shpeshta vranësirash. POR pas mesdite pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në të gjithë vendin, duke bërë që në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore të sjellin reshje të izoluara dhë të pakta shiu. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë edhe 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore parashikohet të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me mot të vranët dhe me reshje  shiu parashikohet të jetë Europa Qëndrore dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa me vranësira të shpeshta, POR pa reshje pritet të jetë Britania e Madhe dhe pjesa më e madhe e Lindjes së kontinentit. Gjithashtu një pjesë e mirë e rajonit të Ballkanit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments