Investime në 8 shkolla profesionale dhe 2 qendra formimi

0
3

Qeveria do të shtojë investimet në 8 shkolla profesionale dhe 2 qendra të formimit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se fondet shtesë u siguruan pas rishikimit të buxhetit përmes Aktit Normativ të miratuar një ditë më parë.

“Ndërhyrjet do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional”, tha ai.

Falë këtyre investimeve, më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e përmirësuar, laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara për zhvillimin e aftësive profesionale.

Shkollat profesionale që përfitojnë janë Qendra e Formimit Profesional Nr.1, Tiranë; Qendra e Formimit Profesional, Durrës; shkolla profesionale “Bajram Curri”, Kukës; shkolla profesionale “Petro Sota”, Fier; shkolla profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Terova”, Korçë; shkolla e mesme teknike, Korçë; shkolla e mesme e përgjithshme profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër; shkolla e mesme e përgjithshme profesionale “Arben Broci” Shkodër; shkolla e mesme e përgjithshme profesionale “Kolë Margjini”, Shkodër; shkolla e mesme profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë; shkolla e mesme profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec; shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.