Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,30 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,30 Gusht 2024

MBETET Kosova gjatë paradites nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime në zonat Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore. POR parashikohet që në orët vijuese vranësirat të pësojnë zhvillime, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Pritet që në zonat Veriore dhe Lindore të ketë edhe rrebeshe shiu. Ndërsa gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë paradites dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa vranësirat parashikohet të shpeshtohen pas mesdite, KU gjatë orëve të pasdites do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu dhe rrebeshe të izoluara në Maqedonin e Veriut. Përmirësim i kushteve të motit pritet vetëm në orët e mbrëmjes dhe natës vonë. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara minimalet POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë edhe 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa Juglindore dhe gadishulli Apenin PARAQITET nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje, të cilat herë pas here do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruara me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të jenë brigjet Veriperëndimore të kontinentit dhe Ishujt Britanik. Ndërsa nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Europa Lindore, KU edhe pse vranësirat do të jenë të shpeshta nuk priten reshje. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugperëndimi i kontinentit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments