Maçoku Larry është një kafshë shtëpiake kaq e rëndësishme në jetën politike britanike, saqë qeveria ka hartuar një plan për të shpallur vdekjen e tij kur të vijë momenti, shkruan il messaggero.it.

Në fakt, Larry e ka mbushur moshën e jetëgjatësisë së tij, 17 vjeç, një kohë e gjatë për një maçok.

Sipas mediave britanike, zyrtarët e ”Downing Street” kanë hartuar një deklaratë për shtyp dhe kanë zgjedhur disa imazhe që paraqesin kafshën shtëpiake gjatë viteve.

Jo vetëm kaq, por për këtë event të trishtë është miratuar edhe një emër i koduar … ‘Larry Bridges’, i cili kujton përcaktimin e një mekanizmi kompleks të parashikuar për mbretërit, si ”Operacioni Ura e Londrës” që përdorej për mbretëreshën Elizabeth e cilia ndërroi jetë më 8 shtator 2022, dhe ”Operacioni Menai Bridge” në lidhje me vdekjen e mundshme të mbretit Charles III.

Megjithatë, për momentin, Larry është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shihet duke vrapuar si zakonisht përpara ”Downing Street”.

Kohët e fundit ajo mirëpriti kryeministrin e saj të gjashtë, Keir Starmer të laburistëve. Për më tepër, shefi i qeverisë ka një profil jozyrtar në X i krijuar me shaka por që është bërë shumë popullor me mbi 800 000 ndjekësa në të cilën publikohen foto e komente të maçokut.