23.5 milionë fidanë të certifikuar, më shumë siguri në zinxhirin ushqimor

0
2

Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve së bashku me prodhuesit e fidanëve perimorë, kanë rritur sasinë e materialit mbjellës shumëzues bimor të certifikuar.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, “gjatë periudhës janar-korrik 20234 Enti i Farave dhe Fidanëve ka certifikuar 23 569 100 fidanë”.

“35% më shumë fidanë të certikuar gjatë janar-korrik 2024 krahasuar me një vit më parë”, tha Denaj.

Ministrja theksoi se, certifikimi i farave dhe fidanëve është me rëndësi në zinxhirin e sigurisë ushqimore, duke garantuar produkt final me cilësi të lartë, për shëndetin e konsumatorëve.

“Nëpërmjet certifikimit, sigurojmë fermerët për cilësinë e prodhimeve të tyre, eliminojmë riskun e dëmeve në vjelje dhe korrje dhe japim një vulë sigurie që i hap rrugën prodhimit bujqësor shqiptar drejt tregjeve evropiane me vlerë më të lartë, duke sjellë më shumë fitim për fermerin”, tha ajo.