Turistët mësojnë edhe sekretet e recetave tradicionale në Roshnik

0
1

Qyteti i një mbi një dritareve vijon të zgjojë kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj, jo vetëm për arkitekturën dhe monumentet e kulturës, por edhe për kulinarinë.

Turistët gjatë eksperiencave të tyre kulinare fillojnë me takimin e fermerëve dhe banorëve të zonës dhe vazhdojnë me mbledhjen e produkteve nga pemët ose bimët dhe më pas me gatimin dhe shijimin e tyre.

Për turistët është shumë e rëndësishme që gjatë eksperiencës kulinare të marrin informacion rreth traditave dhe kulturës nëpërmjet historive të fermerëve, ndërsa janë duke mbledhur ose punuar bashkë me ta.

Turistët mësojnë të gatuajnë disa receta shqiptare si japrakët, byrekët, tavat e ndryshme, por mësojnë historinë se si çdo produkt i recetës ka ardhur nga toka deri në tryezë.