Në qendrën shëndetësore Lezhë janë kryer nga 1 qershori deri në 24 gusht rreth 8,300 vizita mjekësore për qytetarët, pushues vendas dhe të huaj. Kjo shifër u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila vizitoi këtë qendër shëndetësore. Kjo qendër shëndetësore u shërben rreth 25 mijë banorëve dhe turistëve gjatë sezonit turistik. Stafet mjekësore po garantojnë shërbim shëndetësor 24/7 për pushuesit në zonat turistike, ndërkohë që qendrat verore do të jenë të hapura deri në fund të sezonit. Nga data 1 qershor deri në 4 gusht në 34 qendrat shëndetësore verore në vend janë kryer rreth 42 mijë vizita mjekësore, 15 % më shumë se një vit më parë.