Qeveria kanadeze njoftoi se do të vendosë një tarifë 100% për importet e makinave elektrike nga Kina duke filluar nga 1 tetori, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në SHBA, Kanada dhe Evropë ekziston frika se automjetet elektrike kineze me kosto të ulët do të vërshojnë tregjet e tyre dhe do të nxjerrin prodhuesit dhe furnizuesit vendas jashtë tregut.
Ata argumentuan se kompanitë kineze përfitojnë nga një politikë e mbikapacitetit të imponuar nga qeveria dhe standardet më të dobëta për mbrojtjen e punëtorëve dhe mjedisit.
Otava njoftoi njëkohësisht tarifat prej 25% për produktet kineze të çelikut dhe aluminit duke filluar nga 15 tetori.
Ndërkohë, do të zhvillohen konsultime për veprime të mëtejshme të mundshme të qeverisë në lidhje me mbrojtjen e sektorëve të tjerë, si bateritë, çipave, paneleve diellore dhe mineralet thelbësore.
Ministrja e Financave Chrystia Freeland tha se ”punëtorët kanadezë po përballen me një politikë të qëllimshme të mbikapacitetit të drejtuar nga shteti, i cili minon aftësinë e Kanadasë për të konkurruar në tregjet e brendshme dhe globale”.