Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE 58 euro vetëm për prerjen e tortës !

 58 euro vetëm për prerjen e tortës !

Tarifa e prerjes së një torte ditëlindjeje në një restorant të qytetit të Arecos ka ngjallur polemika të shumta, shkruan il messaggero.it. Blerja e kësaj torte, praktikisht i kushtoi vajzës që festonte vetëm 45 euro, por për ta servirur në restorant asaj iu desh të paguante edhe 58 euro të tjera … pra një kosto prej 4 euro e gjysmë për secilin nga 13 të ftuarit. Pra duke bërë dy llogari të thjeshta torta kushtoi gjithsej 103 euro bashkë me servirjen. Siç ishte rënë dakord, kamarierët e servirën atë … por, kur mbëriti fatura erdhi edhe surpriza. E habitur klientja denoncoi ngjarjen në Facebook duke nxitur shumë komente dhe polemika. Nga ana e tij, restoranti konfirmon se gjithçka është e vërtetë dhe se tarifimi i prerjes së ëmbëlsirave, apo ushqimeve të tjera, të sjella nga klientët është rregull i biznesit. Megjithatë, pronari, i cili mungonte në momentin e incidentit, pranon se kënaqësia e klientit është e para në biznes dhe se, për rrjedhojë, punonjësit e tij mund të ishin më pak ”të ngurtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments