Java e fundit e gushtit ka nisur me temperatura të larta ku maksimumet pritet të shkojnë në 39 gradë celsius në Elbasan, Tiranë, Fier dhe disa qytete të tjera.Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në Euronews Albania se e marta pritet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave ku maksimumet do jenë në 38 gradë.Në pjesën e dytë të javës do ketë një rënie më të ndjeshme të temperaturave deri në 35 për maksimumet. Gjatë javës mëngjesi do shënojë minimumet 12 gradë në zonat malore dhe 17-21 gradë në zonat e ulëta. Moti pritet të jetë i qëndrueshëm me intervale me kthjellime dhe alternime të vranësirave, që gjatë orëve të pasdites mund të shoqërohen me momente të pakta me shi ndërsa duke nisur nga e mërkura pjesa e dytë e ditës do të ketë më shumë mundësi për reshje shiu kryesisht në zonat malore.