Një ekip qensh janë stërvitur për të shpëtuar njerëzit që janë duke u mbytur në plazhe duke i nxjerrë ato në bregdet. Ekipi i qenve është vënë në gatishmëri në një plazh popullor në Spanjën jugore. Të veshur me jelek të veçantë shpëtimi, qentë, kryesisht të racave Labrador dhe Newfoundland, patrullojnë plazhin Levante pranë Malaga-s së bashku me mbajtësit e tyre, të cilët i shoqërojnë gjithashtu në ski jet dhe varkat e shpëtimit. “Ata mund të zbulojnë rryma në det të cilat njerëzit nuk mund t’i zbulojnë,” tha instruktori i qenve Miguel Sanchez. Qëndrueshmëria dhe forca e qenve tejkalojnë ato të shumicës së njerëzve. Qentë Newfoundland janë në gjendje të notojnë për 5.6 km dhe të tërheqin gomone shpëtimi që peshojnë deri në tre tonë metrikë ose që mbajnë gjashtë persona, ndërsa Labradorët mund të tërheqin 2.4 tonë dhe të përdorin shqisën e tyre akute të nuhatjes për të gjetur njerëzit e zhdukur.