Investimet në infrastrukturën ujitëse dhe kulluse, në sektorin e bujqësisë janë shtrirë tashmë nga jugu deri në veri të vendit, duke i ardhur në ndihmë fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga rehabilitimin e kanalit ujitës Shtodër, që i vjen në ndihmë vaditjes së tokave bujqësore në dy bashkitë në veri të vendit. “Rehabilitimi i kanalit ujitës Shtodër, i shërben ujitjes së mbi 3000 hektarë tokë bujqësore në territoret e bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe”, tha Denaj. Denaj informoi se po vijojn puna në çdo drejtim për përmirësimin e rrjetit të kanaleve vaditëse dhe kulluese. “Punojmë çdo ditë për mirëmbajtjen dhe shtimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese, për më shumë siguri dhe cilësi për prodhimet e fermerëve tanë”, tha Denaj.