Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me Administratat Rajonale, ka nisur punën në terren mbi aksionin “Male të Pastra – 10 parqe në 10 ditë”. Gjatë ditës së sotme parku natyror “Qafështamë” ishte ndalesa e radhës. AdZM Durrës, bashkia Krujë, River Cleanup Albania, Transalbania, studentë, nxënës, organizata, banorë të zonës dhe mjaft vullnetarë, kontribuan për pastrimin e zonës së quajtur “Fusha e filmit”. AKZM falënderon të gjithë pjesëmarrësit, që iu bashkuan nismës, duke i ftuar të bashkohen sërish në qarqet e tjera deri në 31 gusht. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po zhvillon nisëm “10 parqe në 10 ditë”, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore.