Deri në orët e mesditës pritet që Kosova të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, KU vranësirat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të vendit. POR në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen dukshëm në të gjithë Kosovën, duke gjeneruar herë pas here reshje të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior – Verilindor.
Orët e para të mëngjesit dhe paradites parashikohet të sjellin në Maqedonin e Veriut kushte të qëndrueshme atmosferiek, KU intervalet e gjata me diell do të jenë dominante. POR orët e mesditës dhe pasdites kryesisht do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që herë pas here të krijojnë mundësira për reshje afatshkurtra dhe të izoluara shiu. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës vonë pritet largim gradual i vranësirave nga një pjesë e mirë e MV. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verilindor kryesisht.
Pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe zonat për rethë Alpeve të Europës parashikohet të jënë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshat të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu MBETET Europa Lindore dhe Britania e Madhe nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu të shqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Përmirësohen kushtet e motit përkohësisht në gadishulli Skandinav, duke bërë që të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugperëndimi i kontinentit PARAQITEN me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të lehat të vranësirave.