Friday, October 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 26 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 26 Gusht 2024

Përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet që i gjithë territori i Kosovës të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në për të gjithë vendin. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites. Ndërsa vranësirat do të theksohen në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 28 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

MBETET me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash gjatë pjesë së parë të ditës i gjithë territori i Maqedonis së Veriut, KU kthjellimet  më të dukshme pritet të jenë në zonat Juglindore dhe Qëndrore. Ndërsa në zonat Perëndimore dhe Lindore varënsirat do të jenë më të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat të bëhen më të shumta, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në Lindje MV, ndërsa pjesa tjetër e territorit të vendit do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të uelnë në orët e paar të nëbgjesit POR do të rriten në ortë e mesditës  duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e pellgut të Mesdheut PARAQITEN me intervale kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. PO ashtu pothuajse e gjithë Europa Qëndore do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesërisht gadishulli Apenin dhe Alpet e Europës pritet të jenë me vranësira të shumta, të cilat do të sjelli reshje shiu. Gjithashtu një sistem i dendur vranësirash është zhvendosur drejt Skandinavis dhe Lindjes së kontinentit, duke gjeneruar reshje shiu herë pas here pritet që reshje të jenë edhe në formë rrebeshi dhe breshëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments