Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPoliklinika e Specialiteteve në Durrës, shërbime cilësore për 290 mijë banorë

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, shërbime cilësore për 290 mijë banorë

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës është gati të hapë dyert, pas përfundimit të rikonstruksionit të plotë të saj.

Me ambiente pritjeje të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.

Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji, si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.

Në kuadër të këtij investimi, rëndësi i është dhënë krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments