Panelet diellore, po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Gjermani. Kjo sepse çmimet janë të përballueshme dhe rregulloret janë lehtësuar.
Secili prej këtyre pajisjeve prodhon energji të mjaftueshme për të fuqizuar një laptop ose një frigorifer të vogël. Megjithatë, shumë shtëpi në të gjithë Gjermaninë po marrin pjesë në një transformim të qetë, duke e sjellë revolucionin e gjelbër shumë pranë njerëzve pa investime të mëdha, pa kërkuar elektricistë apo duke përdorur mjete të rënda.
Më shumë se 500.000 nga këto sisteme janë instaluar tashmë në vend dhe legjislacioni i ri, më i relaksuar për instalimin e tyre ka kontribuar në përhapjen e tyre masive. Sipas Shërbimit Federal të Rrjetit në gjysmën e parë të vitit, Gjermania shtoi nëntë gigavat kapacitet diellore.
Krahasuar me kapacitetin total të prodhimit në fund të vitit 2023, është shtuar 10%, nga të cilat dy të tretat kanë ardhur nga sistemet e instaluara në ndërtesa, pra edhe në ballkone.
Disa nga panelet prodhohen nga kompani europiane, por shumica prodhohen në Kinë, dominimi i së cilës në atë treg të veçantë i lejon asaj t’i shesë ato me çmime të përballueshme. Bashkimi Europian synon të katërfishojë sasinë e energjisë diellore deri në vitin 2030 në 600 gigavat, ndërsa Gjermania deri atëherë do të arrijë në 200 gigavat. Së fundi, Gjermania pritet të shtojë kapacitetin më të madh diellor nga çdo vend europian këtë vit.