Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në periudhën Janar-Korrik 2024 kanë ngelur në kontroll teknik 74,826 mjete ose 31.5% e totalit të mjeteve të kontrolluara. Arsyet e ngeljes janë se 46% e mjeteve pasi kanë mangësi vizuale e funksionale, 24.6% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, 15% për sistemin e drejtimit dhe 14.4% për shkak të sistemit të frenimit Por DPSHTRR raporton se 3857 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose 15.2 % krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit 2023. DPSHTRR risjell në vëmendje që ndalohen reptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore.