Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELukashenko paralajmëron se nuk do të ndalojë migrantët të shkojnë në BE

Lukashenko paralajmëron se nuk do të ndalojë migrantët të shkojnë në BE

Bjellorusia nuk ka plane të parandalojë migrantët nga rajonet e goditura nga kriza – që të kalojnë përmes vendit – për në vendet e Bashkimit Evropian, tha udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko në një intervistë për televizionin rus të hënën.

“Ti më vendos një lak rreth qafës në formën e sanksioneve dhe më pas kërkon që unë të mbroj BE-në nga fluksi i këtyre migrantëve? Kjo nuk do të ndodhë”, tha Lukashenko.

Autoritetet e BE-së, dhe Polonia në veçanti, kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe Lukashenkon, aleatin e tij, për kanalizimin e qëllimshëm të migrantëve të parregullt drejt BE-së që nga viti 2021, duke u siguruar atyre viza dhe transport.

Rruga kryesore kalon përmes Bjellorusisë në kufirin polak.

“Qëllimi është t’i tregojmë Evropës se kufiri i jashtëm i BE-së nuk po kontrollohet për të shkaktuar një efekt politik: nxitjen e së djathtës ekstreme që premton të rrëzojë Evropën nga brenda”, tha në qershor ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski.

Polonia ka fortifikuar pjesën më të madhe të kufirit të saj me një gardh rreth 5,5 metra të lartë dhe sisteme elektronike të mbikëqyrjes.

Gjithsesi, çdo ditë tentohet për të thyer kufirin. Rojet kufitare polake kanë regjistruar 201 përpjekje të tilla gjatë tre ditëve të fundit.

Policia federale gjermane, përgjegjëse për kufijtë e vendit, regjistroi 3,117 hyrje të parregullta përmes Bjellorusisë në gjysmën e parë të vitit. Vitin e kaluar përmes kësaj rruge kanë hyrë 11 932 migrantë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments