Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor

71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 57.9 %, të vëllimit të tregtisë në periudhën janar-korrik të këtij viti.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT së fundmi, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 71.5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51.9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 28.6 %, Turqia me 8.2 %, Kina me 7.7 % dhe Greqia me 7.3 %.

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 233 miliardë lekë, duke u ulur me 14.5 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 526 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2 %, krahasuar me një vit më parë.

Defiçiti tregtar arriti vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 23.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments