Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 24 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 24 Gusht 2024

Republika e Kosovës deri në orët e mesditës do të jetë i gjithë territori nën dominimin e motit të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin shtim të vranësirave të cilat gjatë pasdites do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërishtë në zonat Perëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut gjatë paradites dhe mesditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme në zonat Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e vendit, KU në orët e pasdites pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme dhe do të sjellin momente të pakta me pika shiu. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30  km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Përmirësohen kushtet e motit në Europën Lindore dhe Britanin e Madhe, duke sjellë në këto dy rajone intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Gjithashtu nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike MBETET pothuajse e gjithë Europa Jugore, duke bërë që inetervalet e gjata me diell të jenë dominante. Ndërsa Alpet e Europës dhe Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e  vranësirave të shumta të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi. Me mot të paqëndrueshme do të vijoj të PARAQITET edhe gadishulli Skandinav, KU rrebeshet e shiut do të shqërohen me stuhi afatshkurtra ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments