Përmes një interviste në Ora News, sinoptikanti Akil Osmani tha se nga dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius. Osmani: Dita e sotme mbetet në mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë në zonën lindore jugore dhe qendrore. Temperaturat e ajrit do të jenë më të ulta se ato që kemi përjetuar në ditët e gushtit. Maksimumi do të jenë në 32 gradë celsius. E mërkura do të sjellë përmirësimin e motit dhe rritje të temperaturave.