Fillim java sjell mot të paqëndrueshëm në territorin tonë duke bërë që dita e hënë, e martë dhe e mërkurë të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu.

Do të kemi rrebeshe shiu ditën e sotme dhe të nesërme në zonat lindore, pjesërisht edhe në zonat qendrore. Ndërsa ditën e mërkurë do të kemi reshje shiu të s’postuara në zonat lindore.

Për sa i përket ditës së enjte dhe të premte do të kemi një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi intervale me kthjellimeve dhe vranësirave. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër do të ketë rënie të tyre, duke bërë që maksimumi të vlera maksimale të jetë 32 gradë Celsius në qarqe si Tirana dhe Elbasani, ndërsa pjesa tjetër e territorit do t’i ketë temperaturat më poshtë se 30 gradë celsius. Ditën e enjte dhe të premte temperaturat priten të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.Vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi këtë fillim jave mbeten në mot të paqëndrueshëm duke bërë që të ketë rrebeshe shiu. Për sa i përket reshjeve të shiut di të jenë prezentë deri ditën e mërkurë. Për sa i përket temperaturave, dita e sotme dhe e nesërme do të ketë ulje të tyre, duke bërë që në të variojnë nga 30-32 gradë Celsius. Por, duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit.