Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRiparimi i kanalit ujitës në Bërdicë përmirëson ujitjen e 4 mijë ha...

Riparimi i kanalit ujitës në Bërdicë përmirëson ujitjen e 4 mijë ha toka bujqësore

Në disa njësi administrative të bashkive të Vaut të Dejës dhe Shkodrës është investuar në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se me përfundimin e riparimit të kanalit ujitës KU-3 Bërdicë përmirësohet ujitja e rreth 4000 ha tokë në të dyja këto bashki.

“Ky investim ka bërë të mundur përmirësimin e ujitjes së tokave bujqësore në një sipërfaqe rreth 4000 hektarë në njësinë administrative Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës si dhe në njësitë administrative Bërdicë Dajç, bregu i Bunës, në bashkinë e Shkodrës, duke ndikuar në rendimentin e prodhimit bujqësor dhe garantuar prodhim cilësor”, tha Denaj.

Në 10 vitet e fundit sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar, nga 120 mijë ha, në më shume se 255 mijë ha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments