Bjeshkët e Namuna në Tropojë

0
2

Bjeshkët e Namuna në Tropojë janë shndërruar gjithmonë e më shumë në një destinacion mjaft të preferuar turistik. Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura. Bjeshka e Doberdolit është një bjeshkë e bukur e vendosur në lartësitë e maleve të Tropojës, 2200 m mbi nivelin e detit. Bjeshkët e Tropojës dallohen për larmishmërinë e bimësisë dhe klimën e shëndetshme duke tërhequr vit pas viti vizitorë.