Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna për mirëmbajtjen në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra e të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar.
Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me grupet e mirëmbajtjes po punohet për riparimin dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara.
Gjithashtu po punohet për zëvendësimin e parmakëve mbrojtës të dëmtuar, prerjen e vegjetacionit në rrugë, pastrimin e rrugëve nga mbetjet urbane dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale.
Punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.