Muzhaqi tha se, “RinCamp do të zërë vend në bregdetin e jugut të vendit, ku për tre ditë me radhë nga data 30 gusht deri më 2 shtator, do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do të marrin pjesë të ftuar të veçantë”.
Ajo ftoi të rinjtë që t’i bashkohen “Rin Camp”, si mundësia më e mirë për zgjerimin e njohurive në fusha të ndryshme dhe bashkëpunimit mes tyre.
“Të rinj nga mosha 20-26 vjeç nga mbanë vendi, nëse kanë dëshirë t’i bashkohen këtij kampi duhet të aplikojnë në linkun:https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?”, tha ministrja, teksa informoi rreth mundësive që do të kenë ata për ndërlidhjen me tregun e punës; digjitalizimin e vendit të punës dhe arsimit; kërkimin shkencor në arsimin e lartë; strukturat studentore; zhvillimin e aftësive të lidershipit, aftësive ndërpersonale dhe aftësive të buta; si dhe do të socializohen e njihen me të rinj nga e gjithë Shqipëria.