Gazeta britanike “Daily Express” i ka kushtuar një shkrim potencialeve turistike që ofron vendi ynë, ndërsa e cilëson Shqipërinë “një thesar ende të pazbuluar nga pushuesit”.
Vendi mesdhetar shpesh është krahasuar me Maldivet falë ujërave të tij mahnitëse të pastra kristal dhe brigjeve ranore, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
“Pavarësisht se krenohet me një vijë bregdetare prej 279 miljesh të stolisur me plazhe me rërë të artë dhe pyje mahnitëse, Shqipëria mbetet një thesar i pazbuluar nga pushuesit. Ekspertët e udhëtimeve kanë vlerësuar hijeshinë e këtij vendi – shpesh duke e krahasuar me Maldivet, falë ujërave të tij të pastra kristal dhe vendpushimeve të qeta”, vijon artikulli.