Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i 42-të i Këngës Arbëreshe

Festivali i 42-të i Këngës Arbëreshe

Në San Demetrio Corone (Shën Mitri) në Kalabri u zhvillua Festivalit i 42-të i Këngës Arbëreshe. Kënga me titull “Për ty”, e interpretuar nga artistja e re Iris Sula, u shpall fituesja e festivalit. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se morën pjesë në konkurrim shumë artistë arbëreshë, mes tyre edhe kantautori i mirënjohur Stefano de Bartolo, i cili u shpall fitues i çmimit “Pino Cacozza” për tekstin më të mirë të këngës. Festivali i Këngës Arbëreshe është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore. Festivali lindi si ide në vitin 1980, siç edhe ka nënvizuar krijuesi i kësaj ngjarjeje, juristi Giusseppe D’Amico, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve që përbëhej nga “vjershat” (këngë tradicionale) mjaft të përhapura tek të rinjtë. Në këtë mënyrë, lindi nevoja dhe dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë, ashtu edhe në ritme, duke pasuruar muzikologjinë arbëreshe. Këtë vit, festivali erdhi si homazh për poetët Pino Cacozza dhe Alfio Mocha, të cilët nuk jetojnë më, por tekstet dhe këngët e tyre vijojnë të mbajnë gjallë kulturën arbëreshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments