Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë 24-orështi duke bërë që; vranësirat dhe shirat të jenë dominante në të gjithë territoritn POR më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore Ku herë pas here do të ketë rrebeshe; Të njëjtat kushte të paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie si në vlerat minimale POR edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësine mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.