Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, dhe më gjerë.
Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti.