Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në News 24 foli për situatën e motit në vendin tonë.Sipas saj, në fundjavë e sidomos gjatë pjesës së dytë të gushtit, do të kemi rënie të lehtë të temperaturave. Sinoptikania u shpreh se edhe fillimi i shtatorit do rezervojë kohë mjaft të mirë, që mund të jetë e volitshme edhe për plazh.Lajda Porja, sinoptikane në Meteoalb: Sot presim temperatura 40 gradë në Shkodër, Elbasan dhe në Berat, ndërsa pjesa tjetër ka temperatura disa më të ulëta. Në bregdet temperaturat të mos jenë më tepër se 36 gradë celcius. Java mbetet nën ndikimin e valës së nxehtë. Në fundjavë do ketë rënie të lehtë të temperaturave. Temperatura e natës ka qenë e lartë, duke përjetuar “netë tropikale”.Në pjesën e dytë të gushtit do të nisë rënia e temperaturave. Fundjava dhe pjesa tjetër e gushtit do ketë ditë që temperaturat do jenë edhe 35 gradë celcius. Vija bregdetare do ketë temperatura ideale, me 34 ose 35 gradë celcius. Deti ka rrezik që të jetë me dallgë dhe kujdesi duhet të jetë i madh. Kjo do të sillte problematika dhe për zjarret, sepse era favorizon flakët. Parashikohet që edhe fillimi i shtatorit të ketë temperatura vere ta themi dhe mund të kemi plazh edhe në shtator. Rrebeshet e izoluara do zgjasin shumë pak në kohë dhe do jenë të pakta.
Home PARASHIKIMI MOTIT “Kohë ideale për plazh”, sinoptikania Porja: Java mbetet nën ndikimin e valës...